Tema:Problematika e qenëve dhe maceve endacake në Shqipëri                                      Marcela  Tafaj   

 Gjimnazi"Kostandin Kristoforidhi" Tiranë

 "Madhështia dhe përparimi moral i një kombi mund të gjykohet nga mënyra se si i trajton kafshët" Mahatma Gandhi

Kështu janë kapur dhe vrarë nga Bashkia e Tiranës qentë e rrugës.bëni dot ndryshimin sa qenë e mace kishteTirana deri para 5 vitesh?Ku u zhdukën këto kafshë? Kush i mori? Prej vitit 2015 vazhdon misioni i shpëtimit të kafshëve endacake në vendin tonë. Një nisme  krejtësisht personale ,ju bashkuan mbi 50 vullnetarë kafshëdashës .Vetëm  grupi ynë  kishte në gjithë vendin  miqtë e kafshëve ,për të shpëtuar të pambrojturit e të uriturit. 

Ne mënyrë amatoriale ,por me dashuri e dhembshuri të madhe filloi misioni ynë i shpëtimit të kafshëve të braktisura dhe atyre që ishin prej vitesh të lindur në rrugë.U mblodhëm dhe  bëmë  protesta të vazhdueshme, dhamë  intervista në televizione të ndryshme ,shkuam në  emisione, pa fonde  e me një buxhet minimal për të kuruar ato kafshë  që ishin të lënduar nga aksidentet apo nga vetë njerëzit fillimisht. Deri tek ushqyerja, sinjalizimi i rasteve në rrjete sociale, strehimi i përkohshem nga vetë ne dhe kërkimi i pareshtur për familje adoptuese.
U krijua më pas një grup vullnetarësh nën emrin "Të bashkuar për  mbrojtjen e kafshëve   në Shqiperi". Grup me te cilin ndërveprohet ende për sinjalizime,transport në klinika,pagesa e mjekime, strehimi në shtepite tona, sterilizimi deri tek procesi final,gjetja e familjes adoptuese dhe transporti deri në adresën birësuese.Mbështetje të madhe kemi patur dhe kemi nga organizata EMPA në ltali për pjesën e adoptimit apo strehimit në kanile në ltali.
 
Gjithashtu një mbështetje e madhe ka qenë nga Sazan Guri me lobim dhe protesta në televizion dhe mbështetje të madhe kemi patur edhe  nga shume personazhe publike në protestat tona  ,siç  jane: Besa Kokdhima, Roza Lati,Marjana Kondi etj.Thirra jonë si animalistë është:
-   Sterilizimi,jo vrasja e tyre.
-   Hapja e një strehe shtetërore.
-   Vendosja e ligjeve për mbrojtjen  kafshëve .
Këto tre  pika janë plaga e shoqërisë sonë në lidhje me tematikën e kafshëve.Pasi  kur lidhen zinxhirët  me njera-tjetrën  nëse njëra  hallkë këputet ,nuk plotesohet, bie poshtë dhe tjetra. Ndërgjegjësimi publik për mos lëndimin e tyre as nga banorët  e zonave e as nga shteti eshte hapi i parë që duhet ndjekur. Askush nuk ka të drejtë të marrë jetë!Kjo arrihet me ligj pikë së pari  dhe çdo kush të  jetë i vetëdijshëm për dënimin që pason në rast lëndimi dhe me një lobim ndërgjegjësues në media.Shifrat tona të shpëtimit arrijnë mbi 3000 qen e mace të dërguara për adoptim në ltali,Gjermani, SHBA etj.

Unë personalisht bashkë me time motër kemi kuruar dhe dërguar me  paratë tona mbi 130 qen dhe mace në ltali.E me qenë se  kërkohen sa më shumë njerëz në këtë mision, ajo që ka sakrifikuar dhe ushqimin e saj në pushimin e drekës dhe  ka lënë orët e  mesimit në universitet, duke vrapuar pas sinjalizimeve për qen të rrahur,të shtypur nga makina, të plagosur nga ndeshje të jashteligjshme me kafshë të tjera ,eshte motra ime. E kush nuk e njeh në Tiranë "Evën e kafshëve" ?Mjafton një kërkim i thjeshtë në googl e të tregon gjithçka për  të .Por vetëm një nuk mjafton!Prandaj bëjmë thirrje të vazhdueshme për ndërgjegjësimin qytetar, pasi një jetë e shëndetshme është pa kafshë në rrugë. Kafsha e plagosur dhe e uritur bëhet burim incidentesh dhe infeksionesh, kjo është dhe në dobinë tonë.Taksat tona u takojnë edhe kafshëve, prandaj duhet që me ngulm të kerkojmë krijimin e një strehe shtetërore dhe kjo temë  të mos zvarritet më!Vetëm nisma vullnetare nuk mjafton,duhet dora e Shtetit të së Drejtës!

"Mund ta njohësh zemrën e një njeriu nga mënyra se si i trajton kafshet !"Emanuel Kant 

Në foto-galerinë e më poshtme  janë disa nga qentë e shpëtuar së fundmi dërguar dhe adoptuar në ltali në familje që i duan ato.







Comments

Popular posts from this blog