Shkolla :Kostandin Kristoforidhi

Lenda :Letersi

Punoi :Dritan Mehmeti

 

 

 

 

Tema :Muzika Rock ne vitet 60/80 do te ndryshonte boten me mesazhet e shpreses per nje bote pa urrejtje,thuajse nje bote magjike qe te gjithe kishinte drejten te enderronin .

 

Muzika është arti i shprehjes së ndjenjave dhe mendimeve me anë të tingujve Por jo vetem kaq muzika, eshte e vetmja gje ne kete planet qe nuk te lendon. Bota do ishte gabim pa muziken… Ajo eshte kuruesja e plageve, kthim i memorieve te bukura dhe te trishtuara. Nuk flas dot me shume per muziken pasi ta degjosh ate me zemer dhe ta lexosh eshte komplet gje tjeter…


 Muzika eshte nje gjuhe e folur e shume fuqishme. Eshte raporti tonal I jetes emocionale.Mund te shpie ne entuziazem, ne emocione dhe ne lehtesim. Ka forcen te mposhti akthin , te krijoi nje shpirt te pafajshemose te mbledhi ndjenjat qe na fundosin dhe t’I hedhi ne nje lume dhe te zhduken pergjithmone. Me fjale te tjera muzika eshte terapi per mua , te ajo gjej paqe dhe perhumbem ne nje bote pa trishtim , ankth e stres. Shprehje ne lidhje me muziken !

 Muzika eshte arratisja ime, heshtja e botes dhe shqtesimi im. Muzika eshte jeta dhe teksti historia. Muzika eshte se si ndjenjat tingullojne. Muzika te con ne vendet qe enderron.

Tingulli i rockut ka për linjë kryesore një kitarë elektrike ose akustike dhe përdor një ritëm shoqërues të fuqishëm që mundësohet nga instrumenta të ritmit si kitara bas dhe bateria dhe instrumenta me taste si organopiano, ose , duke nisur që nga viti 1970, sintetizatori. Së bashku me kitarën ose tastierën, ndonjëherë përdoret edhe saksofoni dhe fizarmonika si instrumente soloje.

 Në formën e saj më të pastër, muzika rock karakterizohet nga 3 akorde, një goditje ritmike e fortë dhe një melodi që të mbetet në mendje.

Efektet sociale të rock`n`roll-it ishin botërore dhe masive.Shumë më tepër sesa një stil muzikor,ai ndikoi në stilin e jetës, modën sjelljet dhe të folurin.Madje mund të ketë ndihmuar edhe në çështjen e të drejtave civile pasi kjo muzikë pëlqehej si nga të rinjtë e bardhë ashtu edhe nga ata me ngjyrë.

Megjithatë në fillimet e viteve `60 ky ndikim u zbut dhe muzika rock`n`roll nuk vazhdoi më me të njëjtën forcë,me fillimin e daljes në pah të idhujve të adoleshentëve, me një ritëm më të lehtë dhe të kërcyeshëm

Tingulli i muzikës rockabilly ndikoi mbi një lloj muzike të egër dhe kryesisht instrumentale, të quajtur muzika Surf, sado që kultura surf përshkruhej si një afrim i kulturës rinore ndaj muzikës Rock`n`roll.

Edhe pse kanë dalë rryma të reja muzikore, muzika rock vazhdon të mbetet e paprekshme, duke u pozicionuar në majat më të larta të preferencave.

Pas Luftës të Dytë Botërore, kultura e rinisë u zhvillua. Rinia fillon t’u kundërvihet vlerave të shtetit dhe krijoi një stil të ri, të përforcuar nga filmat e Hollywood-it për jetën e të rinjve dhe revolucionet e tyre. Siç pritej, muzikës rock n roll filluan t’i kundërvihen shtresat më të prapambetura, më tepër për përmbajtjen e këngëve që shpesh herë flisnin hapur për marrëdhëniet seksuale, por dhe për influencën nga muzika e zezë.

 Kjo gjendje i bëri të rinjtë të reagojnë më fortë dhe të vazhdojnë të zhvillojnë me pasion muzikën e tyre. Termi Rock n roll, siç e njohim sot, u përdor nga dj Alan Freed, i cili donte në këtë mënyrë të përshkruante muzikën rhythm n blues.

 

Me kalimin e kohës, karakteri i muzikës ndryshoi dhe rock n roll arriti të përshkruajë diçka tërësisht të ndryshme nga muzika rhythm n blues.

Ky lloj muzike donte të shprehte ndjenjat e gëzimit dhe të dhembshurisë.

Muzika është fantastike, Është njerëzore. Është universale. Dhe, më saktë, është edhe biznes i madh, sepse çdo kush dëgjon muzikë. Ajo e ka një vlerë të thellë e të fuqishme njerëzore.

Muzika është universale. Kudo që shkoni ju dëgjoni muzikë. Gjithmonë. Ne jemi të rrethuar me të, të zhytur brenda saj. Si është e mundur që ne mos të duam të dijmë diçka më tepër për një gjë që është kaq shumë e pranishme në jetën tonë. A do të donit të jetonit në një botë pa muzikë? Me siguri se jo. “E bukura nuk ka nevojepër shpjegime”. Një shkollë pa muzikë, ka më pak vlera njerëzore, është më pak e vlefshme, dhe e përgjysmuar

Comments

Popular posts from this blog