Donika Lici - Kongresi i Manastirit
Our logo
Ese:
Muzika rock në vitet 60’-80’ do të
ndryshonte botën
me mesazhet e shpresës, me një
botë pa urrejtje, thuajse një botë
magjike që
të gjithë
kishin të
drejtë
të ëndërronin.
Muzika
rock i përshtatet llojit të muzikës protestuese,pasi simbolizon shprehjen e
revoltës nga të rinjt,kundër qëndrimeve të ndryshme shoqërore si racizmi,diferenca
gjinore etj...dhe lufton kundër konsumizimit dhe konformitetit të të rriturve.
Rëndësia e
këtij zhanri muzikor është më e madhe nga ç’mund të mendojnë shumica e
popullsisë, pasi Rock-u na kujton se ne jemi të lirë dhe mendojmë për veten
tonë. Rock-u është zëri që ngrihet mbi çdo
padrejtësi dhe duhet të jetë pjesë e dialogut kombëtar, kulturor e
politik.Njerëzit e duan muzikën rock sepse ajo siguroi një rrënjë alternative shpëtimi
në botën e këngëve dhe muzikës duke lënë pas muzikën e vjetër,që nuk kishte një
lidhje tëdrejtpërdrejt me lirshmërinë e rininë.
Rock and roll ndikoi në jetën e përditshme,
modën, qëndrimet dhe gjuhën në një farë mënyre ku disa zhvillime të tjera shoqërore
janë barazuar. Ndërsa brezat origjinal të tifozëve të rock and roll-it piqeshin,muzika
u bë një fije e pranuar dhe e ndërthurur thellë në kulturën popullore.
Me mesazhet kuptimplota e shprehëse muzika rock
(sidomos ajo e viteve 60’-80’) arriti të ndryshonte një gjeneratë të tërë dhe
t’i jepte kuptim fjalëve: shpresë dhe ëndërrim kudo anembanë
botës. Le të mos mbetet prapa gjithashtu tingulli drithërues i tij,i cili të
jep një adrenalinë,të tillë, që asnjë lloj tjetër muzike nuk mund të ta jap.
Tingulli prej së cilës rrjedh një linjë e gjerë nga kitara elektrike,bas ose
akustike, bateria, tastiera apo ndonjëherë edhe nën shoqërimin e saksofonit,pianos,firzamonikës
ose ndonjë tjetër instrumenti solo,është
mbreslënëse. Karakteristikat e saj janë ato që i japin emocion
rinisë,pa fjalë,por vetëm me anë të goditjeve ritmike dhe melodisë që të mbetet
në mendje.
Duke filluar nga fundi i vitit 1962, nuk mund të
mos përmendim grupet e rockut britanik që dhanë një përparim të padiskutueshëm
në rrymën rock si:The Beatles;që morrën gjerësisht nga ndikimet Amerikane si
muzika soul, rhythm and blues dhe surf.Në fillim ata riinterpretuan standardet
e muzikës Amerikane dhe më pas i dhanë asaj ngjyrimet e vetë artistëve, duke
kombinuar kompozimet e tyre origjinale me një kompleksitet tingujsh gjithmonë
në rritje. E më pas nga fundi i viteve 1964 arritën të frymëzonin artist të
rinj,që sollën stilin Mod (modernist)siç ishin The Kinks, The Who dhe The
Pretty Things.
Pas këtyre viteve brilante të muzikës rock, ajo
arriti një nivel të lart përparimiduke marrë
forma të ndryshme, por që disa prej tyre e fshehën ose më mirë e zhdukën
simbolistikën e lirisë, duke e kthyer në lojëra të tjera të pakuptimta me
tematika e koncepte të rrugëve të tjera të jetës. Kjo ishte më pas edhe arsyeja
se pse rock-u gjatë viteve të ndryshme filloi të mos kishte më edhe famën e mëparshme,duke
u kthyer në një lloj zhanri më pak të pëlqyer nga audienca e madhe botërore.
Nëse muzika rock do të kishte vazhduar të
pëlqehej në të njëjtën mënyrë dhe brezat në vazhdim do ta
respektonin më tepër,bota e tanishme do të kishte marrë një kuptim e koncept
tjetër. Një lirshmëri ku gjithësecili mund të arrinte të ngrihej për të drejtat
e tij në mënyrë aspak të dhunshme,por përkundrazi, në
mënyrë artistike e liberale. Do të arrinim të jetonim në një botë ku shpresat
dhe dëshirat nuk do të ishin diçka e pakoceptueshme,por do të ishin frymëzimi
për jetët e kujtdo e për një të ardhme të re; të ndritshme.
Por tashmë jeta ka ndryshuar...ndoshta vërtetë
nuk mund të jemi të gjithë në gjendje të ëndërrojmë
si dikur e të mbajmë të njëjtat shpresa,por jeta vazhdon dhe ne,vetëm ndjekim
rrjedhën e saj.
Kendi - Kongresi i Manastirit
Roli i gruas në vitet '60-80 në Shqipëri


Comments
Post a Comment