KUJTIMET E MIA
NGA BANKAT SHKOLLORE.
Gjimnnazi:
“K. Kristoforidhi”
Lënda: Gjuhë
Klasa: 13d
Tirane, me 08/03/2021
Mendoj
se kujtimet me te bukura, me argetuese qe cdo individ kujton me nostalgji dhe
emocione te forta, jane pikerisht vitet shkollore.
Sidomos
vitet e para ku me padurim prisnim te
visheshim me uniformen e bukur ngjyre te zeze dhe jaken e bardhe, canten e
dores ose canten e shpines ku nje pjes e madhe te prinderve nuk e kishin
mundesine financiare qe tja blinin femijeve te tyre dhe detyroheshin te tja
qepnin me dore vete.
Kishte
nga ata fatlumet qe mamanë ose motren e kishin kreative ne punet me dore, dhe
i qendisnin ne faqen e cantes se tyre
lule, kafshe, Emrin e tij, etj dhe kjo e bente ate qe me zi priste diten e
neserme per te ikur ne shkolle me canten e tije te bukur.
A
tregon kjo sa te verfer kemi qen ekonomikisht ne ate kohe? Apsolutisht po.
Por
kemi qen shume, tej mase te paster ne shpirt, ne dashuri, ne shoqeri, ne te
ndihmuarit shokun apo shoqen e cila kishte nevoje per ndihmen tone si ne mesime
dhe ne jeten e perditshme, dhe kjo eshte pasuria me e madhe qe ne kemi sot per
sot.
Me
kujtohen ato momentet ku para se te futeshim ne shkolle, vendoseshim ne rreshte
paralel, me uniformat tona te mrekullueshme, me buzeqeshjet e femijes qe ne
ishim dhe ulerimat e ndonje Mesuesi/e qe na berrtiste; Klodiaaaaan, Votiiiim,
Bilbiiil, Blediii heshtjeee keto jane disa emra te harrakateve te shkolles sone
hahahaha.
Pastaj
faza e dyte e shkolles, ndryshimi, transformimi, ndodhi kur nga shkolla ne
fshat ku isha, u shperngulem ne qytetin “Lushnje”.
Nuk
njihja askend, shoket me mungonin, fshati, lojerat, liqeni ku shkonim dhe u
lanim te tere, natyra, zyqt, kafshet, sidomos nje “Pele” qe ne kishim ne fshat
e dashuroja kur kaleroja sepse me jepte ndjesine e lirise, ate ndjesi qe
gjithmone e kam dashuruar dhe vazhdoj ta dashuroj.
Ne qytet studentet nuk silleshin njesoj sic silleshim ne
ne fshat. Ishin indiferent me ata qe vini nga fshati, vullgar ne komunikim,
agresiv etj, dhe mu desh te ndryshoja per te mos len askend qe te me ofendonte,
te me poshtronte, pra t’i krijoja vend vetes dhe te ecja perpara ne rrugen e
re….
Keto
jane nje pjese shuuuuume e vogel e pasurise sime, e kujtimeve te mija ne
femijeri dhe adoleshence.
Por per fat te keq kjo pasuri eshte vetem ne kujtimet
tona, ne nostalgjine tone, ne te shkuaren tone, pra ne femijerin tone te bukur,
te paster, te paqte, argetuese, aktive, kreative, ku cdo gje duhet ta krijonim
vet per tu argetuar, per tu gezuar, per te luajtur me shoket tane dhe kjo na bashkonte
te tereve pa ber dallime se kush ishte me i bukur e kush me pak, kush ishte me
i forte e kush me i dobet, kush kishte me shume e kush kishte me pak sepse te
ter ishim njelloj, ndanim te njejten loj, te njejten loder, saqe ndanim edhe te
njejten cope buke, ate cope buke te
varfer siper por me dashuri brenda, e bere nga dora Mamas ose e Gjyshes. Ku siper, dikush e kishte te
lyer me sheqer dhe uje, dikush me vaj ulliri dhe kokrra kripe, dhe cfare kripe,
nga ajo kripa e zeze qe te thyente dhembet, kishte nga ata qe……… nuk e kishin
mundesine t’i hidhnin asgje bukes siper, nje cope buke e thate, e varfer, por e
pasur me dashuri, me ndjenj, me buzeqeshjen e atij femijes se cilter, alegro qe
ishim dhe qe kafshonim pa ndrojtje apo merak tek buka e shokut.
Nderkoh
qe shkruaj keto vargje, keto kujtimet e femijerise sime, nuk e di nese jane
syte qe me jane emocionuar, apo eshte shpirti, por cili do qofte nga keto,
eshte nje emocion i forte, i bukur, i paster, emocion femije, ai femija qe
eshte gjithmone aty prane nesh, brenda nesh, i cili nuk na ka bragetisur ne as
edhe nje moment te jetes sone, jemi ne qe e kemi harruar duke u fokusuar tek gjerat e jashteme, duke
vrapuar gjatgjith kohes per tek “SHUMI”, dhe ne fund te udhetimit asgje nuk do
marrim nga ckemi ndertuar, por do marrim cfare kemi dhen.
“ DHE TE MOS HARROJME SE NE FUND TE UDHETIMIT, JEMI
THJESHTE NJE HISTORI. LE TE LEME PRA NJE HISTORI TE
BUKUR, NJE HISTORI MOTIVUESE DHE INKURAJUESE PER BREZIN PASARDHES”.
PUNOI: KLODIAN MURATI
Comments
Post a Comment