ESE ARGUMENTUESE
TEMA :MUZIKA ROCK´ROLL NE VITET 60-80.
Muzika eshte nje gjuhe komunikimi shpirteror do ta quaja ku cdo njeri gjen veten ne zhanerin qe i pelqen dhe ne momente te caktuara na ka ndodhur te gjitheve besoj qe nje kenge te na jete pershtatur aq shume me ngjarjet e jetes sa te mendojme se autori kur e ka shkruar tekstin na ka vjedhur historine dhe na ben te dashurohemi me ate kenge e cila mbetet gjate brenda nesh.Kur degjojme muzike te mire instiktivisht lind nje meditim brenda vetes i pashpjegueshem, qofte edhe ne gjuhe te huaj nuk ka shume rendesi ,ti behesh nje me muziken dhe melodine qe percjell ne te gjithe qenien tende.
Ishte pikerisht muzika Rock´Roll ne vitet 60 ajo qe solli nje sere ndryshimesh ne muzike ,ne menyren e te veshurit ,ne sjelljen e njerezve , menyren e jeteses dhe duket e pabesueshme se si muzika mund te ndikoje ne kaq shume drejtime jeten tone ? Epo kjo eshte magjia shume dimensionale e artit te muzikes...!Rock´Roll lindi ne Amerike por shume shpejt u rrit dhe u perhap neper vende dhe kontinente duke sfiduar shoqerine dhe traditat neper bote .Nder themeluesit e kesaj rryme elektrizuese kryesisht nga te rinjte ishte legjendari Elvis Presli , i cili u be idhull i te rinjve dhe adoleshenteve per stilin e veshjes ,modelni e flokeve ,manierat dhe levizjet e tij ,u bene model imitimi qe vazhdojne edhe sot ne kohet moderne .
Por si mundi te depertonte edhe ne Shqiperi kjo rryme muzikore ku sic dihet vendi yne si nje vend komunist nuk kishte asnje dritare komunikimi te lejueshme me boten e jashtme ?mjaftuan dy bateri, dy kitara dhe shume dashuri per per ´´Maturantet 70´´,nje nder grupet qe spikati ne kohen e ndryshimeve te medha .Ishin nje grup maturantesh nder te tjere qe improvizonin ne menyre autodidakte kete rryme te re ne vendin tone dhe qe arriten te sillnin ndryshimin ne Shqiperine tone te izoluar rreth viteve 70.Ky grup njihej ndryshe edhe si ´´Beatles shqiptare´´,te gjithe donin tu ngjanin dhe te kendonin si ato sepse ato sollen ndryshimin ne shume pikepamje te jetes
Ne kohet moderne menyra se si behet muzika ka ndryshuar ne menyre negative per mendimin tim, muzika eshte kthyer ne nje industri perfitimi , tekstet e kengeve nuk percojne me ndonje mesazh shpirteror tek degjuesi .Sot nje kenge klikohet me shume per te pare lukset dhe vendet ku eshte realizuar kenga ,makinat e shtrenjta , ku pseudokengetaret reklamojne trupin dhe veshjet e tyre e per cudi keto kenge degjohen me se shumti rendom tek te rinjte te cilet marrin nje mesazh te gabuar per jeten sepse ai lloj luksi qe ne shikojme ne nje kenge eshte i paarritshem per njerezit qe bejne nje jete normale dhe kjo con ne depresionin e te rinjve sepse ´´te gjithe duan t´ju ngjajne atyre ´´ .
Punoi: Fatime Dema
Klasa:XIII-B
Comments
Post a Comment