Shkolla:Kostandin Kristoforidhi

Lenda:Letersi

Punoi:Dritan Mehmeti

 

Tema:Kulutra ,arti,shqipetar dhe ai europian ne vitet '60-'80

 

Pas viteve ’60 në Shqipëri artet zhvilloheshin të shkëputura jo vetëm nga vendet e zhvilluara perëndimore, por edhe nga shtetet e bllokut të Lindjes. Për artistët figurativë ishte i pamundur kontakti me veprat origjinale të autorëve të huaj, qoftë edhe në mënyrë klandestine sic mund të bëhej me tingujt e muzikës apo me letërsinë. Pra ishte mbyllur çdo shteg për të mësuar nga përvoja e artit bashkëkohorë botërorë. Kështu, nga viti në vit, veprimtaria në këtë fushë skematizohej gjithnjë e më shumë dhe artistët e ndjenin veten gjithnjë e më ngushtë.

 Atëherë filuan disa reagime në forma të ndryshme. Artistë të veçantë preferuan të trajtonin më shumë temën historike, një pjesë e madhe i u përkushtua kryesisht peizazhit ; pra u futën ne ato tema dhe gjini ku bëheshin më lehte përpjekje për t’iu shmangur kanoneve të metodës së realizmit socialist që ngurtësonte fantazinë. Nga “devijime’ të tilla qëndroi më pak e prekur veprat e piktorit A. Buza (1905-1987) si dhe një pjesë e madhe e tablove të piktorëve K. Kodheli, (l. 1920), Sadik Kaceli (1913-2000) etj.

 

Pas viteve ’70 në Shqipëri u edukuan tre breza pedagogësh që përgatisnin artistë të rinj. Grupi i parë vinte nga akademitë e perëndimit, i dyti nga shkollat e vendeve të Lindjes, dhe të tretët ishin përgatitur në Akademinë e Tiranës. Kontradiktat që filluan të shfaqeshin midis tyre vitet e fundit, riformonin grupe të tjera që nuk përcaktoheshin nga vendet ku kishin studiuar apo nga mosha, por nga aftësit, talenti dhe kultura e tyre.

 Përfaqësuesit që luftonin për tu shkëputur nga skematizmi gjendeshin në çdo brez. Por ndaj tyre qëndronte gjithnjë e fortë goditja nga ithtarët e realizmit socialist. Atëherë artistët novatorë mbijetonin duke realizuar dy lloj veprash ; tablo për ekspozita, që plotësonin kërkesat e zyrtarëve të artit dhe vepra arti vetëm për në studio, tek të cilat bënin eksperimente artistike për një ditë që do të vinte.

 Herë pas here, vepra të tilla dorëzoheshin edhe në ekspozita. Ndonëse sillnin vlera të reja artistike ato jo vetëm nuk ekspozoheshin por bëheshin objekt kritikash. Një nga ato tablo ka qenë edhe “Betimi i Vrana Kontit” të S. Kamberit që sot cilësohet midis tablove më të mira.

 Ndër artistët më të shquar, të asaj periudhe, që mundi të rezistonte duke iu përgjigjur kërkesave të kohës, por të jepte edhe vepra me vlera artistike ka qenë piktori S. Shijaku (l. 1933). Veprimtaria e tij shtrihet në disa gjini si tablo, peizazhe, portrete, afreske dhe së fundi në qeramikë të pikturuar dhe skulpturë.

 

Fantazia vepruese e artistëve më të talentuar gjithnjë ka qenë në luftë me skematizmin e imponuar edhe në artin shqiptar. Ndonëse të izoluar nga veprimtaria bashkëkohore botërore, artistët shqiptarë herë pas here kanë bërë përpjekje për më shumë liri vepruese.

 Shembulli më i dukshëm i viteve të realizmit socialist, ka qenë ekspozita me titullin sinjifikativ: “Pranvera”-1972 që u hap në Tiranë.

Pas disa përpjekjeve latente që u dukën në ekspozitën e një viti më parë (1971), në këtë të dytën u ndje një frymëmarrje më e gjerë. Por goditja kundër saj u bë e menjëhershme dhe e fortë duke e ndrydhur më shumë artin shqiptar në vitet e mëpasëm.

 Në ato vite u shfaqën edhe disidentët e parë në pikturën shqiptare si E. Gjergo, E. Hila, A. Oseku, M. Velo etj. Përpjekjet për më shumë liri vepruese shfaqeshin herë pas here edhe në mbrojtjet e diplomave të artistëve të rinj, por ato ndrydheshin më lehtë.

 Megjithatë ato vazhdonin gjithnjë me guxim deri nga fundi i viteve ’80-të kur studenti E. Rama (l. 1966) me diplomën e tij paralajmëronte për një pikturë që nuk do të ndrydhej më në të ardhmen.

 

 

 

 

 

 

Ishte pikërisht viti 1991 kur piktura shqiptare nisi rrugën ku nuk do të ndjehej më tutela e një drejtimi të vetëm artistik, siç provoi gjatë 50 vjetëve. Më shumë se në artet e tjera tani në pikturë vihet re një hapësirë më e larmishme dhe më e madhe. Janë hapur më shumë ekspozita personale ku paraqiten vepra që u përkasin rrymave bashkëkohore të artit botëror.

 Në këtë fazë, në Shqipëri gjen edhe autorë që ende pikturojnë si në vitet e realizmit, por tonin e pikturës së sotme e japin piktorët që përpiqen për një gjuhë të veçantë artistike si dhe autorët e rinj me “kapriçot” artistike që tentojnë drejt një stili sa më bashkëkohor. Artistët shqiptarë, deri dje të izoluar brenda vendit të tyre, tani po ballafaqohen me botën për të marre vlerësimin më të saktë të veprave artistike.

 Deri tani janë arritur suksese në shtete të ndryshëm nga disa autorë shqiptarë ku më i shënuari është ai i piktorit A. Shima në një nga galeritë më të njohura të Londrës dhe që vazhdon edhe sot në disa galeri të Amerikës.

Tani artistët shqiptarë janë të grupuar në shoqata të ndryshme, sipas prirjeve të tyre, ndonëse edhe Lidhja e Artistëve (e themeluar më 1952) ekziston akoma, kuptohet tani me një platformë tjetër, që i përshtatet artit të sotëm.

 Në vitin 1993 në Tiranë u ngrit Galeria Te & Gi, e para galeri private ku u grumbulluan një grup artistësh me prirje progresive. Janë hapur edhe galeri të tjera private. Galeria Kombëtare është përshtatur veprimtarisë bashkëkohore dhe ka arritur të organizojë ekspozita me pjesëmarrjen e artistëve nga shumë vende të botës.

Gjithsesi këto janë hapat e para të artit të ri shqiptar drejt harmonizimit me artin e vendeve të tjera evropiane, ndaj të cilëve Shqipëria qëndroi e izoluar vite më parë.

Pas Luftës, me vendosjen e regjimit komunist në Shqipëri, arsimi shqiptar mori një formë të re.

 Tashmë shkolla ishte e tipit socialist, që mbronte dhe brumoste një shoqëri socialiste. Si model, sidomos pas 1948-s, me prishjen e marrëdhënieve me Jugosllavinë, shkolla shqiptare u orientua nga shkolla ruse. Në vitet ‘60 shënohet reforma e dytë dhe në vitin 1963 del ligji i ri mbi riorganizimin e sistemit arsimor. Ligji parashikonte kalimin nga sistemi 7-vjeçar në sistemin 8-vjeçar

. Kulmi arrin me reformën e tretë që u quajt “Revolucionarizimi i mëtejshëm i shkollës”, e nxitur që nga viti 1967 nën ndikimin e revolucionit kulturor kinez, pas një fjalimi të Enver Hoxhës për revolucionarizimin e shkollës. Ligji doli në fund të vitit 1969 dhe zbatimi filloi në vitin 1970 dhe vijoi deri me rënien e regjimit. Kjo reformë e tretë pati një ndikim të thellë në shkollë, e cila u ideologjizua në mënyrë të tejskajshme.

U rrit shumë dhënia e lëndëve të drejtpërdrejta politike, si historia e Partisë, Marksizmi etj. Por ideologjizimi u thellua edhe në të gjithë lëndët e tjera duke depërtuar në çdo qelizë të shkollës. Letërsia dhe historia ishin dy nga lëndët ku ideologjia arriti kulmin. Veprimtaria e shkollës u organizua mbi bazën e atij parimi që u quajt trekëndëshi revolucionar që ishte: mësim, punë prodhuese dhe edukim fizik e ushtarak.

 Të gjithë programet dhe tekstet u realizuan mbi këtë trekëndësh. Kjo e dëmtoi shkollën sidomos ideoligjizimi i tejskajshëm sepse përgatiti një brez sipas modelit që regjimi e quante “Krijimi i njeriut të ri”.

 

Historia e arteve përfshin çdo aktivitet ose produkt të krijuar nga njeriu për qëllime komunikuese që shprehin ide, emocione ose një vizion të botës. Arti përdor metoda të ndryshme, të tilla si plastike, gjuhësore, sonore apo të përziera.

Historia e arteve si një disiplinë akademike si dhe mjedisi e kanë zakon ta kufizojnë atë në të ashtuquajturat arte pamore ose plastike ndërsa që artet e tjera studiohen në mënyrë më specifike nga disiplina të tjera, të përcaktuara qartë, si historia e letërsisë apo historia e muzikës, duke qenë të gjitha objekt vëmendjeje nga e ashtuquajtura histori e kulturës apo historia kulturore, së bashku me historitë sektoriale të fokusuara në manifestime të tjera të mendimit, si historia e shkencës, historia e filozofisë apo historia e religjioneve.

 Disa fusha të dijes të lidhura ngushtësisht me historinë e artit, janë estetika dhe teoria e artit.Përgjatë kohës arti ka qenë klasifikuar në mënyra të ndryshme, që nga ai mesjetar në arte liberale dhe arte mekanike, në klasifikimin në arte të bukura dhe arte të aplikuara dhe deri te përcaktimet bashkëkohore, ku arti shihet si një shfaqje e kreativitetit njerëzor. Një ndarje e shekullit të XX e arteve, megjithëse nuk i përfshin të gjitha, është ajo e “nëntë arteve”. Ajo u hartua fillimisht në vitin 1923 nga poeti Italian Ricciotto Canudo dhe u zgjerua me dy zërat e fundit nga kritiku francez Claude Beylie në 1964Kështu, lista e arteve kryesore në shekullin e XX përfshinte: arkitekturën, kërcimin, skulpturën, muzikënpikturënpoezinë  kinemaja, radio-televizioni dhe tregimet figurative

Tanimë, përveç formave të vjetra të shprehjes artistike po konsiderohen edhe mënyra të reja shprehjeje artistike si moda, gastronomia, compiuter art-i, artet grafike, performaca, reklama, animimi dhe videolojërat.Historia e artit është një degë shumëfushëse e arteve dhe shkencave, që kërkon një ekzaminim objektiv të artit përmes kohës, duke klasifikuar kulturat, vendosur periodizimet dhe duke vëzhguar karakteristikat dalluese dhe ndikuese të artit.

 Studimi i historisë së artit u zhvillua fillimisht gjatë Rilindjes, me qëllimin e saj të kufizuar në prodhimin artistik të qytetërimit perëndimor. Gjithësesi, me kalimin e kohës, vendosi një shikim më të gjerë të historisë së artit që ka një përmbledhje të përgjithëshme të gjithë qytetërimeve dhe analiza të prodhimit të tyre artistik sipas vetë vlerave të tyre dhe jo vetëm sipas historisë së artit perëndimor.

Sot, arti gëzon një rrjet të gjerë studimi, përhapja dhe konservimi i gjithë trashëgimisë artistike të njeriut përgjatë historisë. Ngritja e mediave ka qenë themelore në përmirësimin e studimit dhe përhapjes së artit. Çmime si ai Turner i Tate Gallery-së, Wolf Prize in Arts, Pritzker Prize i arkitekturës, Pulitzer i fotografisë dhe ai Oscar në kinematografi promovojnë gjithashtu punët më të mira krijuese në një nivel ndërkombëtar.

 

Comments