Shkolla"Adem Bedalli"Peqin
Muzika Rock në vitet 60-80 do të
ndryshonte botën me mesazhet e shpresës për një botë pa urrejtje ,thuajse një
botë magjike që të gjithë kishin të drejtë ta ëndërronin.
Muzika
është kulturë.Në fakt ajo është si gjuha e tillë ishte muzika e viteve
60-80.Ajo eshtë një muzikë e cila kurrë nuk plaket.
Muzika shqiptare
Edhe
pse kanë kaluar shumë vite, ato mbeten hite të pazëvëndësueshme në historinë e
muzikës shqiptare. Sot kam vendosur t’i rikthejmë në vëmëndje repertorin e viteve 70
dhe fillm viteve 80-të.
Ishte mbrëmja e 26- dhjetorit të vitit 1962, kur në Festivalin e Këngës në
Radio -Televizion, u gjit në skenë Vace Zela, ikona e muzikës.
Muzika e viteve ‘70 u bë kolonë zanore e disa produksioneve kinematografike në
Shqipëri.
Në festivalin e 10 të kënges në Radio Televizion, Sherf Merdani mori cmimin e
parë me kengën dedikuar nënës. “Tonin Tërshana u këndoi vajzave në festivalin e
22 të këngës.
Ndërsa Nertila Koka në vitin 1983 fitoi cmimin e parë me “ Dy gëzime në një
ditë “
Motrat Libohova mbahen shumë mirë mend me “ Nuk e harroj”Ndërsa Parashqevi
Simaku në një performancë shkëlqyese u kthye me një tjetër himn për nënat.Kjo periudhë
krijoi në mënyrë shumëfunksionale, tekste këngësh e muzikë shqip autentike që
nëpërmjet tyre, jo vetëm të na kënaqet veshi, jo vetëm të përfaqësohemi me to
si “tipike shqiptare” nëpër botë por, përse jo, t’u mundësojmë edhe të huajve
që, ato këngë apo produkte muzikore, t’i përdorin si instrumente gjuhësore
didaktike kur kjo nevojitet, që të mësojnë nëpërmjet tyre edhe shqipen si
gjuhë.
Muzika e huaj ,këngët më të spikatura të kësaj periudhe . Ndonjeherë na ndodh që të dëgjojmë këngë klasike rock në ndonjë kanal dedikuar në radio, madje dhe t’i pëshpërijmë lirikat me veten, nostalgjikë për muzikën me të cilën jemi rritur. E vazhdojmë i ndjejmë njerën pas tjetrës me rradhë, por a e dimë me saktësi çfarë themi kur flasim për rock klasik? Është zhaner apo një periudhë kohore?A mundet që një këngë e shkruar në ditët e sotme si Skynyrd të konsiderohet klasike? Është pak e vështirë të renditen të gjithë këngët rock më të mira të gjithë kohërave, por mund të rendisim disa nga më të mirat të viteve 60’, 70’ dhe 80’.Ja disa prej këtyre këngëve.
Steppenwolf, “Born to be Wild”:-Ishte kënga e parë e njohur që përdori frazën “Heavy Metal”.
Megjithatë merita për shprehjen i takon William Borroughs, i cili e përdori atë në novelën The Soft
Machine të vitit 1961.
The
Doors, “Break On Through”:-Në
vitin 1966 Jim Morrison shprehej: “Më pëlqen gjithçka që ka të bëjë me
tejkalimin e rregullit konvencional. Jam i interesuar mbi revoltat, mungesën e
rregullit, veçanërisht mbi aktivitet që nuk kanë ndonjë kuptim specifik.” A nuk
e keni marrë tashmë përgjigjen në lidhje me dyshimet mbi këngën?
Jimi
Hendrix, “Purple Haze”:-Hendrix
ka bërë muzikë të një niveli tjetër, krejt tjetër nga ajo e njerëzve të
vdekshëm. Duke sjellë një miksim të bluzit të vjetër me aq stil sa duket sikur
për pak minuta puth vetë qiellin.
David
Bowie & Queen, "Under Pressure":-Mos
t’jua hedhë vija muzikore funk pasi kjo lutje pasionante në emër të dashurisë
së vërtetë e Boëie dhe Mercury tingëllon gjykuese nga ana e të dy artistëve në
rast se nuk e dëgjoni me të vërtetë.
The
Rolling Stones, “Paint it Black”:-Edhe
pse, tingëllon si një këngë e shkruar për vdekjen, vetë Mick Jagger nuk mendon
se ka ndonjë lidhje me vdekjen. Mendon që pavarësisht qëllimit pas një kënge,
rëndësi ka mënyra si e bën.
Janis
Joplin, “Me & Bobby McGee”:-Në
performancat e saj më delirante dhe të flakta, Janis ka pretenduar aq shumë që
kjo këngë e Kris Kristofferson ishte e vetja, sa që ka mundësi të mos e keni
ditur deri në këtë moment.
Blues
Brothers, “Sweet Home Chicago”:-Të
tilla lirika lindën sëbashku me rrymën bluz të kohës. Megjithatë kjo këngë vetë
e lançuar në vitin 1980, rrënjët i ka nga kënga “To the land of California” e
vitit 1936.
The
Animals, “The house of the Rising Sun”:-Bob
Dylan e regjistroi këtë këngë për albumin e tij të parë, por versioni i The
Animals ishte ndër të parët që i dha ritëm gjë të cilën Dylan e bëri shumë vite
më vonë tw njohur nw gjithw globin duke fituar edhe çmimin Oscar.
Nga fundi i vitit 1962 skena e rockut
britanike kishte nisur me grupet Beat,
si The
Beatles, duke marrë gjerësisht nga ndikimet
Amerikane si muzika soul, rhythm and blues dhe surf. Në
fillim ata riinterpretuan standardet e muzikës Amerikane dhe më pas i dhanë
asaj ngjyrimet e vetë artistëve, duke kombinuar kompozimet e tyre origjinale me
një kompleksitet tingujsh gjithmonë në rritje.Në mesin e vitit 1962, një nga
grupet që filloi të shfaqte muzikën me orientim nga Blues-i ishin The Rolling Stones, të ndjekur nga The Animals dhe The Yardbirds. Nga
fundi i vitit 1964 dolën në skenë edhe grupe të tjera që sollën stilin Mod (modernist),
siç ishin The Kinks, The Ëho dhe The Pretty Things.
Kjo periudhë solli revulocion në
kulturën botërore pse jo dhe në atë shqiptare ku këngët e Vaçe Zelës,Myfarete
Lazes,Tonin Tërshana,Sherif Merdani etj…këndohen edhe sot nga ne brezi i ri.
Punoi:Samanta Sefa
Comments
Post a Comment