Shkolla"Adem Bedall"Peqin

Ese:-Muzika shqiptare në vitet 60-80,muzika e zërave brilant dhe e perlave muzikore .

Kam dëgjuar shpesh prindërit e mi të flasin plot passion për muzikën shqiptare të viteve 60-80.Një muzikë,siç shprehen ata ,të kënaqte veshin dhe të bënte ta dëgjoje me ëndje.Me fillimin e festivaleve në vitin 1962 muzika e lehtë shqiptare filloi të marri një fizionomi dhe ishte një gjë që evidentohej. Duke qenë dhe konkurrenca, e bëri shumë më të rëndësishëm festivalin e fundvitit, i cili solli një sasi të madhe këngësh, të cilat filluan të bëhen pronë e popullit shumë shpejt, duke filluar që nga “Lemza” që i takon vitit 1962, ose kënga “Fëmija i parë”, “Valsi i Lumturisë”, këngë të cilat edhe pse kanë kaluar shumë dekada akoma dhe sot e kësaj dite qëndrojnë dhe janë më se të pranueshme tek njerëzit. Muzika e lehtë e këtyre viteve  kishte cilësi të lartë, por kishte dhe këngëtarë të cilët ishin të specializuar në këtë gjini, dhe në piedestal ishte Vaçe Zela, por kishim dhe Anita Taken, Qemal Kërtushën, si dhe shumë emra të tjera që i takojnë brezit deri në festivalin e 10, pasi më pas kënduan Tonin Tërshana, Alida Hisku, Irma Libohova, Ema Qazimi etj, pra u shtuan këngëtarët dhe iu bashkëngjitën plejadës së parë. U bënë shumë këngëtarë, të cilët e meritonin të quheshin të tillë. Ata këndonin këngën dhe të nesërmen e festivalit njerëzit fillonin të këndonin ato këngë , madje kishte të apasionuar që mbanin shënim edhe fjalët e këngëve. Pra kënga fillonte dhe përcillej, dhe një ditë pas festivalit Tirana mbushej me këngët e tij. Publiku kishte një interes të jashtëzakonshëm në ato vite.

…e biseda e prindërve të mi vazhdon…Sot  këngës së lehtë shqiptare i mungon fjala,i mungon tabani popullor.Të mos flasim pastaj për melodinë merr një pjesë këtu dhe një atje ..për të ardhur vërtet keq....  Paraqitja e jashtme është një fasadë e shëmtuar e asaj që këngëtari duhet të përcjelli në skenë.Vitet 60-80 do të mbahen mend për bukurinë e vargut dhe vijën melodike  me plot gojën shqiptare.

Kemi festivalet plot sot ,por fatkeqësisht shumë pak këngë mbahen mend,shumë pak zëra këndojnë .Këngët “Për ty Atdhe “,“Nën kurorën e ullirit”,”Udhët e atdheut më  thërrasin”, “Vajzat e fshatit tim”,”Rrjedh në këndë e ligjërime”,”Pragu i vegjëlisë”janë disa nga perlat e muzikës  shqiptare të cilat në çdo kohë që këndohen të emocionojnë,të mbushin sytë me lot... Kush ka lindur në këtë vend,rrënqethet i tëri sa herë  i dëgjojmë  këto këngë nga i madhi Mentor Xhemali,Gaqo Cako,Myfarete Laze….

Sot….paaftësia për të kënduar live, paaftësia vokale, profesionale, emocionale është e dukshme ngado që hedh shikimin. Sot kemi melodi të konservuara, melodi të gjetura me stërmundim, melodi të arnuara dhe nuk kemi një llogjikë të melodive nga ana profesionale të kompozitorëve,pra sot nuk ka shpirt në muzikë. …

Prindërit e mi kanë të drejtë .. Muzika shqiptare në vitet 60-80,muzika e zërave brilant dhe e perlave muzikore .

Punoi:Rumeisa Bashvogli

 


Comments

Popular posts from this blog