Shkolla"Adem Bedalli"Peqin
Jeta dhe krijimtaria e Dritëro Agollit
Dritëro Agolli lindi në
Menkulas të Devollit. Pasi mori mësimet e para në vendlindje, vazhdoi gjìmnazin
e Gjirokastrës, një shkollë me mjaft traditë. Studimet e larta për letërsi i
mbaroi në Petërburg. Ka punuar shumë kohë gazetar në gazetën e përditshme “Zëri
i popullit”, dhe për shumë vjet ka qenë Kryetar i Lidhjes së
shkrimtarëve dhe artistëve të Shqipërisë.
Për tridhjetë vjet me
radhë Dritëro Agolli u zgjodh deputet. Krijimtaria e tij letrare është mjaft e
pasur në gjini e lloje të ndryshme: poezi, poema, tregime, novela, romane,
drama, skenarë filmash etj. Është fitues i disa çmimeve dhe i nderimeve të
tjera. Disa prej veprave më të rëndësishme të tij janë përkthyer në Perëndim e
në Lindje. Dritëro Agolli hyri që në fillim në letërsinë shqiptare (vitet’60)
si një protagonist i saj, duke i ndryshuar përmasën e së ardhmes.
Në veprën e Agollit e pa
veten si protagonist bujku dhe bariu, fshatari dhe studenti, malësori dhe
fusharaku. Agolli i bë poeti i tokës dhe i dashurisë për të, shkrimtari i
filozofisë dhe i dhimbjes njerëzore. Vepra letrare e Dritëro Agollit krijoi
traditën e re të letërsisë shqiptare. Ajo na bën të ndihemi me dinjitet
përballë botës së madhe. Shkrimtar i madh i një “gjuhe të vogël”, ai është po
aq i dashur prej lexuesve bashkëkombas, sa dhe në metropolet e kulturës
botërore. Dritëro Agolli dhe brezi i tij letrar (vitet ’60) nuk u paraqitën me
ndonjë poetikë të re, sido që u diskutua mjaft edhe për rimën dhe ritmin, për
vargun e lirë dhe vargun e rregullt, për “rreptësinë” e poezisë.
Më shumë përvoja e tij
krijuese, se traktatet teorike, bëri që të ndryshohej rrënjësisht tradita e
vjershërimit shqip. Dritëro Agolli u shfaq në letërsi si një autor me kërkesa
të larta për poezinë. Ai synoi një poezi më të përveçme, me më shumë
individualitet. Agolli krijoi poezinë e “un-it”, përkundër poezisë së “ne-ve”,
që shkruhej “për të bashkuar masat”. Agolli krijoi një model të ri vjershërimi
në problematikë dhe në mjeshtërinë letrare, gërshetoi natyrshëm vlerat
tradicionale të poezisë me mënyra të reja të shprehjes poetike. Thjeshtësia e
komunikimit, mesazhet universale dhe shprehja e hapur e ndjeshmërisë janë
shtyllat e forta ku mbështetet poezia e tij. Në prozën e tij Agolli solli risi
vetëm në strukturën narrative, por dhe në galerinë e personazheve të veta. Ata
lanë sa të çuditshëm aq dhe të zakonshëm, sa tragjikë aq edhe komikë, sa të
thjeshtë aq edhe madhështorë. Frazeologjia e pasur popullore dhe filosofia
jetësore e bëjnë përgjithësisht tërë veprën letrare të Agollit sot për sot ndër
më të lexuarën.
Krijimtaria
Për nga gjinitë,
krijimtaria e Dritëro Agollit është e larmishme. Në vjershat dhe poemat e
Dritëro Agollit gjejnë shprehje mendimet dhe ndjenjat e njeriut të ri,
patriotizmi dhe besnikëria ndaj idealeve revolucionare, cilësitë e tij morale
në jetë dhe në punë (Devon, Devoll, Poemë malore, Hapat e mia në asfalt etj.).
Vepra e tij poetike më e shquar është Nënë Shqipëri (1975), ku krijohet figura
e Atdheut me traditat heroike, me vështirësitë e shumta që ndeshi në rrugën e
vet dhe me vendosmërinë për të përballuar çdo pengesë e armik. Në poemën Baballarët theksohet
rëndësia e veçantë e vijimësisë së traditave revolucionare në jetën e
shoqërisë. Në një sërë vjershash dhe poemash Dritëro Agolli pasqyron frymën
heroike të periudhës së Luftës ANÇ (Poema e udhës, Poemë për babanë dhe për
vete etj.).
Në prozë bëri emër
sidomos romani Komisari Memo (1969), në të cilin pasqyrohet roli i madh edukues
dhe drejtues në vitet e Luftës ANÇ. Nga ngjarjet e kësaj periudhe e merr
subjektin edhe romani Njeriu me top (1975), që flet për ndikimin e luftës
çlirimtare në mentalitetin e njerëzve. Dritëro Agolli ka botuar edhe mjaft
tregime e novela nga jeta e sotme. Ndër krijimet satirike romani Shkëlqimi dhe
rënia e shokut Zylo (1973) vë në lojë konformizmin, servilizmin dhe vanitetin
si shfaqje të huaja për njeriun e ri. Në vitin 2011 Dritëro Agolli, është
nderuar me titullin doktor Honoris Causa nga Universiteti Europian i Tiranës.
Në një ceremoni të veçantë, iu dha ky titull shkrimtarit të shquar “Për
kontributin e madh dhe të rëndësishëm në krijimtarinë e tij letrare për më
shumë se 60 vjet, si poet, prozatore, dramaturg përkthyes e eseist”.
Tituj të
veprave -Në
rrugë dolla, 1958 -Hapat
e mia në asfalt, 1961
-Zhurma
e erërave të dikurshme, 1964
-Shtigje malesh dhe trotuare, 1965
-Mesditë, 1968
-Komisari Memo,
roman, 1969
-Shkëlqimi dhe
rënia e shokut Zylo, roman 1973
-Nënë Shqipëri,
1974
-Njeriu me top,
1975
-Fjala gdhend gurin,
1977
-Trëndafili në gotë, roman, 1980
-Fytyra e dytë,
dramë
- Mosha e bardhë,
dramë
-Udhëtoj i menduar,
1985
-Njeriu i mirë,
tregime
-Kalorësi lakuriq, roman
– 1996
-Arka e djallit, roman –
1997
-I përndjekuri i
dashurisë, poezi – 2013
-Prit edhe pak,
poezi – 2016
Punoi:Samanta Sefa
Comments
Post a Comment